Të dënuar për trafik të miturish, narkotikësh dhe vjedhje me armë/ Kush janë 3 të targetuarit e radhës nga OFL (EMRAT)

23/09/2020 12:44

Shtetasit Fatos Xhambazi, Besnik Imeraj, Lutfi Shabani janë tre personat që do u duhet të deklarojnë pasurinë e tyre për llogari të Operacionit Forca e Ligjit.

Konkretisht, shtetasi Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Gjithashtu, shtetasi Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel