Policia arreston 2 shtetas për dhunë në familje, një tjetër procedohet në gjendje të lirë

23/09/2020 09:32

2 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Durrës, për dhunë në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

E.C., 23 vjeç, si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi K.C., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasve Z.L. dhe V.L., (vjerri dhe vjerra e motrës së shtetasit E.C.).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel