Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati Përmes pandemisë së koronavirusit, një frikë dominuese ka mbërthyer pjesën më vulnerabël të popullatës.
Miliona njerëz të zhvendosur nga konflikti në Lindjen e Mesme, kanë parë me alarm ndërsa Evropa dhe Perëndimi panë sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor të arrijnë limitet. Panë shumë spitale fushore të ngriheshin. Qeveritë që stërmundoheshin nën pandemi. Botën në zhvillim që i ofronte ndihmë asaj të zhvilluar. Dukej e paevitueshme se infektimi do të arrinte ata që ishin më pak të përgatitur për të përballuar pasojat. Dhe tani, një valë e dytë apo e tretë e Covid 19, ka mbërthyer globin.
Disa muaj nga fillimi i krizës, virusi ka prekur edhe popullatat e refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda vendeve ku ndalimi i përhapjes së tij është thuajse i pamundur. Rreth 15 milionë njerëz në rajon, shumë prej të cilëve kanë qenë të rrezikuar nga sëmundjet, tani përballen me një përhapje të frikshme në komunitetet e tyre. Numrat e infektimeve në kampet në Irak, Siri, Liban dhe territoret palestineze, janë rritur ndjeshëm në shtator. Për agjencinë e kombeve të bashkuara për refugjatët, UNHCR, kjo po shkakton edhe një pandemi varfërie që do të rezultojë me rreziqe të mëdha mbrojtjeje. Njerëzit po stërmundohen të ushqejnë fëmijët e tyre apo ti dërgojnë ata në shkollë.
Ka një krizë ekonomike që po bëhet gjithnjë e më e thellë dhe kjo pandemi do të ketë pasoja afatgjata. UNHCR thotë se numri i të infektuarve mes refugjatëve është rreth 1 mijë. Ekziston ndërkohë frika se kapacitetet e kufizuara për raportim, mund të bëjnë që shifra të jetë shumë më e lartë.
Top Channel