17:56
Një mama e re si Vilma, gazetarja bukuroshe rrëfen të gjitha vështirësitë
Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte e ftuar gazetarja e sportit Vilma Masha. Vilma dhe bashkëshorti i saj Dori, kanë mirëpritur në jetën e tyre para disa muajsh një vajzë, Sean. Si një nënë e re, vështirësitë për të nuk kanë qenë të pakta. Vilma thotë se kur e bija qante nga dhimbjet e moshës, edhe ajo qante bashkë me të gjithashtu. Ndërsa shtoi se daljet me shoqërinë gjatë kësaj periudhe kanë qenë më të pakta. Dëshira e Vilmës është që të ketë edhe një fëmijë të dytë, duke qenë se edhe prindërit e saj kanë sjellë në jetë atë dhe vëllanë. Por duke qenë se Sea është vetëm nëntë muajshe, për një shtatzëni të dytë të gazetares bukuroshe duhet ende të presim.