Tashmë dhe Google Maps do të tregojë se ku janë zonat me rastet e reja të COVID-19. Dihet që Google ka shtuar shumë aplikacione në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia, si psh njoftimin në rast vonese të transportit publik, apo treguesin se cilat supermarkete kanë shumë njerëz.

Tani Google ka njoftuar se do të lehtësojë popullatën duke e njoftuar në lidhje me rastet e reja në zonat, në të cilën do t’u duhet të lëvizin.

Aplikacioni do te jetë aksesibel në të gjithë botën dhe ka për të qenë i aksesueshëm për IOS dhe Android që brenda kësaj jave. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 31 milionë njerëz në mbarë globin.

Prej tyre, më shumë se 966 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 21 milionë janë shëruar.

Top Channel