Dashamir Shehi: Brenda Opozitës nuk ka vetëm engjëj, por ja kush është problemi më i madh

24/09/2020 20:25

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar ish-deputeti Dashamir Shehi.

Gjatë fjalës së tij, ish-deputeti u shpreh i bindur se kryeministri Rama do të dalë i humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë shtoi se Partia Demokratike “nuk është një klub engjëjsh”, por për momentin sipas tij është alternativa më e mirë.

Dashamir Shehi: E di si është kjo punë, po të them një gjë më klasike, është e Ezopit. Besoj që më bukur se Ezopi nuk e kalon as Ambasadorja Amerikane, Ezopin. Mund të jenë më të mençurit e botës por jo aq sa Ezopi. Ezopi thonte, ore ujku me qengjat, t’i më turbullon ujët mua. Po çfarë po të turbulloj unë, unë jam poshtë, ju jeni sipër. Këtu sipër është Edi Rama, ne jemi poshtë, jo se jemi qengjat ne, absolutisht. Opozita nuk është klubi i engjëjve, i ka zullumqarët e vet edhe opozita, por ama është poshtë, ujku që është lart, kështu që nuk e kuptojnë edhe këtë unë i kujtoj që Ezopi ka 3.000 vjet, edhe mund ta lexojnë. Problemi qëndron se si do ta çojmë ujin që të shkojë tek mulliri i popullit. Dhe në qoftë për këtë punë duhet të heqim ujkun fillimisht dhe e dyta do të jemi të zotë për ta çuar ujin tek qytetarët.

Denis Dyrnjaja: Viti i fundit të mandatit të Ramës, çfarë bëri opozita që nuk e ka çuar akoma ujin tek qytetarët.
Dashamir Shehi: Opozita s’ka pasur nevojë për të bërë gjë, sepse e ka bërë vetë ky, në tetë vite nuk ka bërë asgjë. Ky në tetë vite, pret degën e popullit shqiptar pritet të rrëzohet populli, e më pas më pyet mua por ju çfarë keni bërë. Unë po e përmbys pyetjen tuaj edhe them, ore çfarë ka bërë ky kryeministri juaj në tetë vite.

Denis Dyrnjaja: Si shqiptarët duhet t’iu besojnë dhe pse?

Dashamir Shehi: Ky që themi ne zoti Rama është e keqa reale. Ky na ka bërë keq përditë, ka shtatë vite që nuk na rrit rrogat, pensionet. Ka shtatë vite që po rrit taksat, shtatë vite e ke më të vështirë për të shkuar jashtë Shqipërisë. Nuk kemi lëvizur asnjë centimetër drejt europës. A jemi ne më të mirët e botës? Unë ta thash opozita nuk është klubi i engjëjve, jo, i ka të gjitha brenda. A do jemi ne kaq i keq, nuk e di është hipotetike, them do të jemi më të mirë, më të zotë. Ky është një e keqe reale dhe ne e kemi provuar në kurriz. Ditën që shqiptarët do të na japin votën, do të shkojmë t’i bindim, që do të rriten taksat, pensionet, kjo është formula nuk ka ndonjë gjë magjike. Logjika është kjo, zotërinë e provuat, ju gënjeu, ju varfëroi. Por pjesa tjetër është hipotetike, kjo varet nga ne.

Denis Dyrnjaja: 85 mandate thonë shumë brenda opozitës, a e beson këtë gjë?

Dashamir Shehi: Unë them marrim më shumë, por këto zgjedhje janë po edhe 85 janë të mjaftueshëm për të qeverisur Shqipërinë.

Top Channel