SHBA/ Rritet me 80% shitja e armëve në shtetet e mëdha

25/09/2020 02:41

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë vetëm gjashtë javë larg, dhe anketues e ekspertët po i drejtojnë më shumë vëmendje shteteve që mund të vendosin përfundimisht rezultatin.

Edhe pse Amendamenti i Dytë nuk është domosdoshmërisht temë qendrore e kësaj fushate, e drejta e armëmbajtjes është lakuar fort sërish në mesin e trazirave dhe pasigurisë së këtij viti – të ashpërsuara nga pandemia globale e masat kombëtare anti-Covid.

Edhe pse kur vjen fjala tek zgjedhjet klasifikimi i shteteve të lëkundura të cilat shpesh vulosin rezultatin e votimit, varion dhe është i diskutueshëm, raporti Cook Political i cituar së fundi dhe nga departamenti i Shtetit, liston si fushëbeteja të mëdha Arizonën, Floridën, Michiganin, Pensilvaninë e Wisconsin, e mbase dhe New Hampshire e Karolina e Veriut.

Statistikat e FBI-së tregojnë se në këto shtatë shtete të lëkundura, shitja e armëve është rritur me 77.9% rritjen më të madhe e ka Arizona me 84.5%. shtetet e lëkundura do të kenë një rëndësi kyçe në këto zgjedhje. Nëse sondazhet kanë të drejtë, ka për të qenë një garë shumë e egër e përfundimisht duhet mbajtur njëri sy nga Florida, Pensilvania e Michagani, thotë analisti politik Ken Mahoney.

Top Channel