Bushati në “Open”: Marrëveshja e 5 qershorit s’u respektua, opozita po tregohet naive

24/09/2020 21:31
Andi Bushati

Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk është respektuar edhe pse u ra dakord që të mos preket.

Bushati  gjithashtu përmendi opozitën duke i dhënë të drejtë, pasi ata patën disa kërkesa që nuk iu plotësuan nga ana e mazhorancës, por sipas tij mbetet naive në kërkesat e saj.

Marrëveshja nuk është respektuar sepse u ra dakord që 5 qershori nuk do të preket, por u prek. U vendos që më 14 janar që nëse palët nuk bien dakord do i adresohemi një pale të tretë. Po e kërkon opozita me naivitet, sepse të duash të denoncosh atë që pretendon si grabitës, mbaron muhabeti kur atë e konsideron grabitës. Opozita ka një lloj të drejte sepse ato që kërkuan nuk iu dhanë. Kjo shumicë dhe Edi Rama do të bëjnë të mundur që t’i vjedhë këto zgjedhje. Do të kemi një 26 maj siç bëri Sali Berisha, jo me shkopa gome, por do të jetë e njëjta”, tha Bushati.

Top Channel