Spiropali-Bushatit: Ju e dini mirë se kush ka vrarë në këtë vend dhe s’është dënuar

24/09/2020 22:14

Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me Andi Bushatin në studion e “Open”, pasi ai e ka akuzuar PS-në se ka vjedhur popullin e vendit tonë.

Ajo i tha se ai e dinte shumë mirë se kush kishte vrarë në këtë vend, duke lënë të  nënkuptohen personat.

“Ju e dini mirë se kush ka vrarë në këtë vend dhe është i padënuar. Kush ka vrarë të gjithë e dinë, të mbajnë përgjegjësi. Ne  kemi bërë përpjekje për të shkatërruar rrjetin mafioz të drejtësisë shqiptare. Ky është thelbi i këtij debati. Bushati kishte bërë një shënim që krahasonte ambasadoren Kim me mua, por doja t’i thosha që Kim nuk përfaqëson veten këtu, por SHBA-në”, tha Spiropali.

Ndërsa Bushati i është kthyer se mazhoranca u bë gazi i botës me sistemin e drejtësisë në Komisionin e Venecias.

Top Channel