Shkëndija dhe Drita iu bashkuan skuadrave shqiptare që dështuan në kupat kontinentale pasi braktisën Europa Ligën pas humbjeve respektive që sanksionuan dhe eliminimin. Ekipi Shqiptar nga Maqedonia e Veriut, vuajti disfatën ndaj Totenhemit 1-3 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Shkupit.

Skuadra londineze e trajnerit Murinjo ishte dukshëm më e fortë se tetovarët që prishën fillimisht ekuilibrat me argjentinasin Lamela. por ekipi shqiptar surprizoi duke barazuar me Valmir Nafiun në fraksionin e dytë. Kualitete e Totenhem prevaluan më pas në minutat e mbetura kur koreani Son i dha sërish avantazhin Spërs, dhe më pas krijoi asistin fitues për Heri Kejn, që vulosi suksesin 3-1 në Shkup.

Jashtë Europa Ligës edhe Drita që humbi 2-0 ndaj Legias së Varshavës, skuadër shumë e fortë për formacionin nga Superliga e Kosovës që mbyll gjithsesi një aventurë pozitive. Vsolek dhe Pekhart ishin autorët e golave për Legian që eliminoi Dritën e Gjilanit pa probleme.

Top Channel