Putin: Navalny u vetëhelmua/ Presidenti i Rusisë jep versionin e tij në bisedën me Macron

25/09/2020 01:30

Vladimir Putin pretendon se kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny mund të ketë helmuar veten me agjentin nervor Novichok. Mediat ruse e citojnë presidentin të ketë komunikuar në telefon me kreun e Elizesë, Emmanuel Macron, të cilit sipas tyre i ka përcjellë versionin e tij të ngjarjes.

Për Putinin, Navalny është një person që kërkon telashe. Sipas kreut te shtetit rus, lideri opozitar “ ka simuluar sëmundje të tilla edhe në të kaluarën”. Navalny vetë, i cili doli nga koma përpara dy javësh pas helmimit në Siberi, i quajti absurd pretendimet e Putinit. Macron kishte kërkuar një shpjegim “të shpejtë ” nga Moska për helmimin e 44 vjeçarit.

“Ne nuk do të tolerojmë përdorimin e armëve kimike në Europë, në Rusi ose në Siri”, deklaroi ai ditën e parë të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Berlini thotë se testet në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë përcaktuar që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor Noviçok dhe Perëndimi ka kërkuar një shpjegim nga Moska, e cila pretendon se është se është ende herët për prova dhe ka refuzuar deri tani të hapë një hetim.

Top Channel