Zjarr në pusin e naftës/ Ballsh, shkak rrjedhja e gazit gjatë pastrimit rutinë

25/09/2020 00:37

Një pus nafte u përfshi nga flakët në zonën naftëmbajtëse Visokë në Mallakastër pasditen e së enjtes. Pusi ndodhet në anë të rrugës nacionale Fier-Ballsh. Mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit gjatë pastrimit rutinë që po kryenin punëtorët.

Teksa ishin në përfundim të pastrimit teknologjik të kolonës, nga thellësia e pusit ka dalë shtresë gazi me presion. Gazi i ndihmuar nga një shkëndijë zjarri e shkaktuar nga gurët që ndodhen në brendësi të pusit të naftës, ka marrë flakë.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën 4 zjarrfikëse nga Ballshi dhe Albpetroli, të cilat së bashku me naftëtarët që punojnë të pusi i naftës, bënë të mundur fikjen e zjarrit. Për fat të mirë nga ky incident nuk pati punëtorë të lënduar.

Top Channel