Kolegji nuk pret 25 prillin/ Do të shqyrtojë një ankesë të zgjedhjeve parlamentare të vitit  2017

24/09/2020 20:08

Të gjithë prisnin që Kolegji i ri zgjedhor të niste punën me zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, por anëtarët e sapo zgjedhur do të merren me një çështje të zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës.

Tahsim Mehmeti kërkon një mandat deputeti,ndërsa  kërkesa e tij u depozitua në KQZ.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në fillim  kjo kërkesë atij iu refuzua dhe më pas ai iu drejtua me një kërkesë kolegjit të vjetër që e mbajti për 7 muaj çështjen e tij.

Gjykata Administrative e Apelit  është njoftuar nga Gjykata e Apelit për çështjen e arkivuar. Ditën e nesërme do të hidhet shorti për trupën gjyqësore për kërkesën e tij, i cili dëshiron të ketë një vend në parlament.

“Përpara se kolegji të përveshë mëngët është i detyruar të shqyrtojë një kërkesë për zgjedhjet e 2017-ës.  Tahsim Mehmeti kërkon një mandat  deputeti. Kërkesa e tij është dorëzuar në fillim të vitit 2020, ku kërkon dhe insiston që të ketë një mandat deputeti. Pasi kjo kërkesë iu refuzua, ai iu drejtua me një kërkesë Kolegjit të vjetër. Gjykata Administrative e Apelit është njoftuar nga Gjykata e Apelit për çështjen e arkivuar. Ditën e nesërme do të hidhet shorti për trupën  gjykuese për të, e cila do të shqyrtojë kërkesën e tij, i cili dëshiron të ketë një vend në parlament”, thotë gazetarja Anila Hoxha.

 

Top Channel