Vazhdojnë debatet në Open në Top Channel teksa po diskutohet për hapjen e listave. Një debat u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës.

Debati nisi kur Bushati tha se mazhoranca po tallet dhe po mundohet të gënjejë popullin.

Pjesë nga debati:

Bushati: Ta marrim si të mirëqenë faktin që kemi një parlament legjitim. Pse ishte e nevojshme atëherë për 1 vit ky Këshilli Politik. U angazhuan ambasadorët u bënë takime. Pse ishte kjo e nevojshme kur kemi parlament legjitim.

Peza: Ishte rikthim i opozitës së rrugës në sistem mo Bushat.

Bushati: Dhe i nxorët sërish.

Peza: Bushat pse se kupton. Ata dolën nga dera ne i futëm nga dritarja.

Bushati: Nuk gënjehet populli kaq trashë. Verëni mendjen në punë.

Peza: Vëre dhe ti mendjen në punë.

Top Channel