Paqe mes Bayern Munich dhe Sevilla-s, skuadrat shënojnë nga një gol në secilën portë

24/09/2020 21:57

Ka përfunduar me rezultatin 1-1 pjesa e parë mes Bayern Munich dhe Sevilla-s, e vlefshme për “Super Kupën e Europës”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin andaluzët, të cilët në minutën e ’13, kaluan në avantazh falë një penalltie të shënuar nga Luca Ocampos.

Pas disa rasteve shënimi, të cilat nuk u konkretizuan me gol, baraspesha do të vendosej në minutën e ’34, me një gol të shënuar nga mesfushori gjerman Leon Goretzka.

Ndeshja është në barazim, edhe sa i takon kartonëve të verdhë, për bavarezët është ndëshkuar mbrojtësi Alaba, ndërsa për spanjollët mesfushori Jordan.

Top Channel