EFL Cup/ Liverpool bën goleadë edhe me rezervat, Man. City kualifikohet me vuajtje

25/09/2020 00:29

Ndonëse kishte në fushë vetëm mbrojtësin holandez Virgil Van Dijk nga formacioni titullar, Liverpooli ia doli të fitojë me rezultatin e thellë 2-7 përballë modestëve të Lincoln në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ave të EFL Cup.

“The reds” dominuan gjatë gjithë 90-minutëshit dhe hapën serinë e golave me anë të fantazistit shqiptar Xherdan Shaqiri, ndërsa më pas dy herë Jones, dy herë Minamino, Grujiç dhe Origi, kompletuan goleadën për skuadrën e Klopp, që u kualifikua për në fazën e 1/8-ave.

U kualifikua më tej edhe Manchester City, që dominoi totalisht në të gjithë drejtimet ndaj Bournemouthit, por vuajti jo pak në finalizim dhe në fund fitoi me vështirësi më shifrat 2-1.

Delap kaloi në avantazh “citizens” në minutën e 18’, por Bournemouth riktheu baraspeshën me Surridge shumë shpejt, ndëra golin e kualifikimit e shënoi Phil Foden kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga fundi.

Top Channel