Me mbërritjen e sasisë prej 38 400 doza nga “AstraZeneca” mbrëmjen e djeshme, sot ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar përplasjen Presidentit Meta ditën e djeshme me forcat e policisë, në zyrat e FRD-së.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që shtetet që kanë luftëtarë në Libi t’i tërheqin ata “pa vonesa”, në mënyrë që të mund të respektohet marrëveshja e armëpushimit e arritur në tetor. Armëpushimi ka për qëllim që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve.
Policia ka arrestuar autorin dhe 3 bashkëpunëtorët e vrasjes së Behar Sofisë, të ndodhur më 25 shkurt në Tiranë.
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një bisedë telefonike diskutuan për situatën e fundit në Afganistan, Etiopi dhe Mianmar.
Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 66-vjeçarit, Behar Sofia, të ndodhur më 25 shkurt, në qendër të Tiranës, pranë “Piramidës”.
Një javë pasi humbi bashkëshortin, gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe pedagogia Vjollca Karapici.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gati çdo ditë ndodh që nga aksidente, sëmundje akute apo helmime, shumë persona vuajnë ose humbasin edhe jetën, për shkak se njerëzit që rastësisht mund të ndodhen pranë tyre, nuk dinë si të japin ndihmën e parë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllimet e saj, përmes një postimi në rrjetet sociale, pas lajmit për ndarjen nga jeta para kohe, të mjekut endokrinolog Geron Husi, i cili e humbi betejën me koronavirusin.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka ndarë me ndjekësit e saj kënaqësinë e nisjes së procesit të vaksinimit të mësuesve.
Një 49-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi në datën 12 mars të këtij viti, në rrugën Rusan-Delvinë ka aksidentuar shtetasin A. H., 37 vjeç, i cili udhëtonte me një motomjet.
Për të gjithë automjetet që duan të shkojnë në qendër të Tiranës për të përdorur rrugën e Durrësit, tanimë kjo rrugë është me një sens lëvizje, me dy korsi për automjetet, në njërin krah ka korsi të dedikuar për biçikleta dhe nga krahu tjetër korsi të dedikuar për autoambulancat dhe autobusët që shkojnë në qendër.
Sot nis vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.
Kontrata e lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Fryma e Re Demokratike për dhënien në përdorim të disa zyrave për t’u përdorur për seli ka mëse 4 vite që ka përfunduar.
I infektuar me COVID-19, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare mjeku Geron Husi.
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.
Atdhe Xharavina duket se është larguar përfundimisht nga Për’puthen dhe këtë e vërtetoi në një farë mënyre më një status të postuar në instagram.
Deputeti socialist, Bashkim Fino është infektuar me Covid-19.
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona, si dhe janë proceduar penalisht tre të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Policia e Tiranës njofton se ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët i bën përgjegjës për hyrjen e paautorizuar në godinën ku ndodhen zyrat e FRD-së, në të cilën ditën e premte pati përplasje me policinë, ku u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta.
Kriza pandemike nxori të papunë 43, 000 persona në vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Sipas INSTAT, në fund të vitit kishte gjithsej 1.23 milionë të punësuar në vend, nga 1.27 mln në fund të 2019-s.
Varianti britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Kosovë, ku janë të konfirmuara tri rastet e para.
SHBA ka dhënë mbi 100 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), bënë të ditur nga Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Një panel këshillimor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po analizon aktualisht vaksinën e kompanisë AstraZeneca kundër COVID-19, pasi disa vende evropiane pezulluan imunizimet me këtë vaksinë pasi ka pasur raportime për mpiksje gjaku në disa individë pas vaksinimit. Por një zëdhënëse e OBSH-së theksoi të premten se nuk ka arsye për shqetësim.
Prokurorët amerikanë thonë se do të jenë të paktën 100 persona të tjerë ndaj të cilëve do të ngrihen akuza në lidhje me sulmet e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, duke e ngritur kështu në 400 numrin e njerëzve që do të përballen me akuza nga prokurorët.
Duke u përballur me një izolim të pashembull politik, Guvernatori i Njr Jorkut Andrew Cuomo u shfaq përsëri sfidues duke këmbëngulur të premten se nuk do të dorëhiqet pavarësisht akuzave në rritje ndaj tij për ngacmim seksual. Ai kritikoi koalicionin e gjerë të demokratëve që po kërkojnë dorëheqjen e tij duke i cilësuar si “të nxituar e të rrezikshëm”.
“Meqenëse kemi pasur tri pandemi të koronavirusit në 18 vitet e fundit, është koha të fillojmë tani punën për një vaksinë universale të koronavirusit, në mënyrë që të jemi gati për pandeminë tjetër”, tha imunologu Anthony Fauci, drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve nga Alergjitë dhe Infeksionet (Niaid).
Kur jeni naivë, njerëzit ju marrin për të mirëqenë, ju përdorin dhe manipulojnë, gjë që ju bën jashtëzakonisht të prekshëm.
Bullgaria pezulloi përkohësisht aplikimin e vaksinës së zhvilluar nga Universiteti Oxford me kompaninë AstraZeneca e cila përdoret më shumë në fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Ministri i Haxhit dhe Umres i Arabisë Saudite, Muhammad Saleh bin Taher Benten, është shkarkuar nga posti.
Këngëtari i njohur, Justin Bieber nuk do të marr pjesë në ceremoninë e çmimeve “Grammy” këtë vit.
Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 14.941 raste të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 834 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,85 milionë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka bërë të ditur se vendi i tij dhe Egjipti kanë filluar kontaktet e nivelit diplomatik pas disa vitesh me ndërprerjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia e konsideron situatën në Mianmar si “alarmante” dhe po ndjek nga afër zhvillimet. Peskov u tha gazetarëve në Moskë se raportet e numrit në rritje të viktimave midis civilëve janë veçanërisht shqetësuese.
I pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ku dhe priti 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca, Kryeministri Edi Rama tha se në muajin prill, pritet të vijnë 60 mijë doza të tjera vaksinash, po nga Astrazeneca.
Angel Di Maria do të vijojë karrierën te Paris Saint Germain për të paktën edhe një sezon tjetër. Lajmin e ka dhënë vetë klubi francez, që ka njoftuar se ka rritur rinovuar me anësorin 33-vjeçar deri në verën e 2022-shit.
Pas tre humbjeve në 4 ndeshjet e fundit, Lazio është rikthyer te fitorja dhe e ka bërë këtë në sfidën përballë vendit të fundit të renditjes, Crotones, të cilën e mposhti me rezultatin final 3-2.
Atalanta la menjëherë pas krahëve humbjen ndaj Interit, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 3-1 ndaj Spezias dhe të marrë përkohësisht vendin e katërt në renditje, me 42 pikë, po aq sa ka edhe Juventusi i vendit të tretë.
Një 23-vjeçar i arrestuar në Mal të Zi, ju dorëzua autoriteteve shqiptare mesditën e se premtes. Burimet të Top Channel thonë se i riu dyshohet të jetë autor i ngjarjes të rëndë të ndodhur në qendër të Tiranës, pak javë më parë, ku mbeti i vrarë Behar Sofia.
Juventus-Napoli shtyhet sërish. Sfida që nuk u zhvillua në fillim të tetorit, për shkak të bllokimit të udhëtimit të klubit të Napolit drejt Torinos, u vendos që të luhej mesjavën e ardhshme, konkretisht më 17 mars, por është shtyrë sërish.
Thomas Brdariç nuk është më trajner i Vllaznisë. Vetëm një fitore në 9 ndeshjet e fundit, është konfirmimi më i mirë për krizën që kishte prekur Vllazninë, e cila edhe sot pa të mposhtej me përmbysje 1-2 nga Bylisi në “Loro Boriçi”, ndërsa për këtë situatë duket se pagoi pikërisht tekniku gjerman.
Vijon kriza e rezultateve për Borussia Monchengladbach, që humbi me rezultatin 3-1 në transfertën ndaj Augsburgut dhe regjistroi disfatën e katërt radhazi në kampionat, duke mbetur shumë larg zonës europiane të renditjes.
Top Channel ka mësuar detaje të reja nga të shtënat me armë që terrorizuan policinë mbrëmjen e sotme në fshatin e Gradishtës, Divjakë.
Kosova nuk do të pranojë vaksina të dyshimta megjithëse është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka vaksinën anti-Covid.
E përditshmja spanjolle “Marca” ka raportuar për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Reali i Madridit, pas vetëm tre sezonesh te Juventusi, ku ka dështuar në të gjithë tentativat për të fituar në Europë.
Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi biseda të ndara telefonike me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe kryeministrin e Armenisë, Nikoll Pashinyan, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në rajonin e Malësisë së Karabakut.
Një tërmet i fuqishëm me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Maqedoninë e Veriut mbrëmjen e kësaj të premte.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka përfunduar një stërvitje e përbashkët detare e kryer nga Izraeli, Franca, Greqia dhe administrata e Qipros Greke në Detin Mesdhe.
Ngjarjet e fundit në “Përputhen” kanë bërë që Arjan Konomi përmes një videoje të publikuar në Instagram, të sqarojë qëndrimin e tij dhe të emisionit duke iu përgjigjur kritikave të publikut.
Policia spanjolle tha se ka kapur për herë të parë një nëndetëse të përdorur për të transportuar lëndë narkotike të prodhuar në Spanjë.
Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në fshatin Gradishtë, Divjakë.
Një adhurues i serialit të famshëm amerikan të luftës së yjeve ‘Star Wars’ në Rusi, ka ndërtuar një kopje të saktë të anijes fiktive luftarake hapësinore Mandalorian, duke e vendosur atë në parkun e zonës së tij rezidenciale.
Vasil Konomi, këngëtar popullor, 50 vjeç nga fshati Goranxi në Dropull është gjetur i pa jetë në garazhin e shtëpisë së tij sot pasdite ndërsa po hetohen shkaqet.
Sipas burimeve ekskluzive të gazetares Anila Hoxha, një 23-vjeçar i arrestuar në Mal të Zi, ju dorëzua autoriteteve shqiptare sot në mesditë.
Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë dhënë alarmin pasi sipas tyre, ai është dërguar në një vend të panjohur e kjo pikërisht në një kohë kur perëndimi i ka shtuar ndjeshëm thirrjet për lirimin e aktivistit.
Wanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit të kampionëve të Parisit PSG, Mauro Icardi, ka tentuar të ndezë atmosferën para ndeshjes me Barcelonën me një foto të zhveshur. Modelja argjentinase komentonte se ishte duke u bërë gati për “testin e notit”.
Presidenti Joe Biden dhe kryeministrat e Japonisë, Indisë dhe Australisë takohen virtualisht në kuadër të atij që njihet si “Dialogu Katërsh mbi Sigurisë”, ku do të diskutojnë rreth strategjive për t’iu kundërvënë rritjes së ndikimit të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit përfshirë përballjen me diplomacinë ambicioze të Pekinit mbi shpërndarjen e vaksinave.
Në librin e tij të publikuar rishtas, historiani Roman Sandgruber diskuton marrëdhënien mes Adolf Hitlerit dhe të atit.
Kënga e Bjellorusisë është refuzuar nga organizatorët e Eurovision për shkak të tekstit që është konsideruar fyes.
Policia në Francë ka thënë sot se mund të jetë në kërkim të një vrasësi serial pas zhdukjes së katër grave nga shtëpitë e tyre ose duke bërë vrap.
Banorët e fshati Kthellë e Epërme në Mirditë, janë në konflikt me një bashkëfshatarin e tyre, pasi prej më shumë se dy vitesh ai u ka zaptuar rrugën.
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, ka thënë të premten se Bashkimi Evropian do të dëshironte të shihte më shumë dinamikë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga blloku evropian në Bruksel.
Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë, pas ngjarjes që ndodhi sot në zyrat e FRD-së, ku u përplas me policinë Bashkiake.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Silva Heijneman, e cila rrëfeu për herë të parë përballjen e mundimshme me Covid 19.
Humbja e fundit e Vllaznisë me Bylisin në Shkodër ka rezultuar fatale per trajnerin Tomas Berdaric, i cili u shkarkua menjëherë nga drejtuesit e klubit shkodran.
Mbrojtësi veteran spanjoll, Sergio Ramos është rikthyer të flasë për largimin e bujshëm të Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit në verën e 2018-ës dhe e kë barë këtë në një dokumentar dedikuar karrierës së tij, në Amazon Prime Video.
I pranishëm në aeroportin “Nënë Tereza” ku dhe priti 38 mijë e 400 doza të vaksinave nga Astrazeneca, Rama tha se në muajin prill, pritet të vijnë 60 mijë doza të tjera vaksinash, po nga Astrazeneca.
Vllaznia nuk di të fitojë më në Kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane u mposht edhe nga Bylisi me përmbysje 2-1 duke shkuar në 5 ndeshje radhazi pa fitore.
Nën drejtimit tashmë të teatrit shëtitës Cajupi, Kico Londo është gati të fillojë shfaqen e parë andej kufirit.
Lejet e drejtimit të shqiptarëve tashmë do të njihen zyrtarisht edhe në Itali.
Ledjana i ka dhuruar Mevlanit një pikturë në takimin e tyre, ku nuk munguan puthjet e përqafimet.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku iu vu tritol makinës së prokurorit Arjan Muçaj.
Sulmet e pakonfirmuara sugjerojnë hapjen e një fronti të ri klandestin lufte, mes dy armiqve të betuar.
Një konflikt fizik ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.
Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka thënë të premten se tani e tutje, kushdo që garon për ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, e ka të qartë që nuk mund të luajë me vullnetin e askujt.
Në puntatën e sotme të Për’puthen ka pasur përplasje të forta mes Mevlanit dhe Antonelës, e cila zgjodhi të tërhiqej prej tij.
Mevlani ka surprizuar Ledjanën në takimin e tyre duke e marrë me limuzinë, ndërsa ishte kujdesur që të merrte edhe trëndafila të kuq.
Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Studiuesit thonë se më shumë binjakë po lindin se kurrë më parë, dhe se bota e ka arritur tashmë kulmin e lindjeve të shumëfishta.
Mevlani ka zgjedhur të largohet nga studio pasi Ledjana dhe Antonela kanë nisur debatet me njëra-tjetrën.
Ledjana ka rrëfyer të fshehtat e saj me Mevlanin duke treguar takimet dhe bisedat që kanë bërë pa dijeninë e produksionit dhe të publikut.
Një ngjarje e rënë është shënua pasditen e kësaj të premte në fshatin Goranxi të Dropullit.
Antonela ka vendosur të tërhiqet nga Mevlani pasi ai nuk bëri diferencimin mes saj dhe Ledianës.
Harroni kafenetë me qen apo mace. Gama është zgjeruar tani në Shangai, dhe përveç tyre mund të konsumosh një kafe edhe me një kafshë më ekzotike në prehër…
Antonela ka vendosur që të mënjanohet nga Mevlani pasi ai nuk ka marrë një vendim nëse do të vazhdojë njohjen me të apo Ledianën.
Dy vëllezërit që kryen sulmet vetëvrasëse me bombë në Bruksel, kishin vrarë një të moshuar të panjohur të zonës, për të parë sesi ishte vrasja, shkruanin sot mediat belge.
Shpejtësia varion nga 180 në 1 mijë kilometra në orë, në një lartësi nga 30 metra deri në 1 mijë metra. Dhe bëhet fjalë për një fluturim maksimumi 10 minutësh gjatë të cilit trupi i nënshtrohet një force ekstreme që shkon deri në 9G.
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se është arrestuar kryetari i komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, lidhur me dyshimet për kryerje të veprës penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.
Këtë të premte u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.
Kryebashkiaku i qytetit të New York-ut, Bill de Blasio, i kërkoi guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, të japë dorëheqje për shkak të akuzave për ngacmime seksuale.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë.
Ekspertë në zbulimin e drogës, armëve dhe trupave, qentë e policisë në Amerikën Latine tani po trajnohen në një mision urgjent për të pikasur edhe koronavirusin.
Një monedhë e vetme prej ari, dhe një pullë poste në të cilën vlera e stampuar është një cent, mund të shitet deri në 15 milionë dollarë në një ankand në qershor në shtëpinë Sotheby’s e cila ka njoftuar shitjen e këtyre thesareve të rralla që pritet të thyejnë rekorde.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka thënë se 65 gazetarë dhe punëtorë mediash janë vrarë në gjithë botën një vit më parë, teksa kanë qenë duke kryer punën e tyre.
Propozimi për pasaportat e gjelbra që do të parashtrohet më 17 mars, për të ndihmuar lëvizjen e lirë brenda bllokut, do të jetë i vlefshëm vetëm me vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve.
Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë.