E martë, 26 Janar 2021
14:36
Haradinaj: 14 shkurti referendumi për në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjedhjet e 14 shkurtit po i konsideron referendum për anëtarësim në NATO, i cili sipas tij duhet të ndodhë deri në vitin 2024.

14:35
Gjykatësi anglez: “Gabova, vrasëses shqiptare i dhashë dënim të lehtë”

Gjykatësi anglez i cili një  muaj më parë dënoi për vrasjen e një shtatëvjeçareje Eltiona Skanën,  ka kërkuar falje pasi kishte gabuar në dhënien e masës së dënimit.

14:31
Kosovë/ Reforma zgjedhore e domosdoshme, për jetësimin e saj nevojitet konsensusi politik

Një reformë zgjedhore është e domosdoshme për të mënjanuar problemet e vazhdueshme në proceset zgjedhore në Kosovës dhe për këtë nevojitet konsensus nga ana e partive politike.

14:27
Përplasi me makinë 87-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

Një shofer ka aksidentuar të moshuarën 87-vjeçare dhe është larguar menjëherë nga vendi. E moshuara ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

14:16
Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të bëhet pa presidentë rrotull

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti  po vlerëson se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutje për ta arritur atë.

14:11
Kanabis, kallashnikov e armë gjahu/ 2 në pranga, 2 nën hetim e një në kërkim në Vlorë

Dy persona janë arrestuar, dy janë vënë nën hetim, ndërsa një 54 vjeçar është shpallur në kërkim gjatë operacionit Tragjasi”.

14:08
Drama në familjen Kodra/ Drita Avdyli ofron zgjidhjen e rastit, i përgjigjet avokati Daci: Është i pavlefshëm!

Një 82-vjeçar, i identifikuar si Xhevat Kodra i ka dhënë fund jetës pasi nuk arriti ti jepte zgjidhje problemit me pronën, një tokë bujqësore që e kishte përfituar në vitin 2002.

14:07
Denaj: Orientimi i kurseve profesionale drejt kërkesave të tregut të punës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Qendrën e Formimit Profesional në Fier.

14:01
Një ulli për Klodian Rashën, mesazhi i babait për Veliajn: “Të falenderoj, ma përgjysmove dhimbjen; Tirana është shpirti ynë, duhet ta duam”

Babai i Klodianit, Qazim Rasha, e priti me emocion sot mbjelljen e pemës së ullirit në kujtim të djalit të tij, i cili humbi jetën dhjetorin e kaluar.

14:00
Kamioni prishet në mes të rrugës në Sauk, krijohen radhë të gjata trafiku

SAUK- Një kamion i tonazhit të rëndë është prishur në mes të rrugës.

13:56
BE do të rrisë eksportet e vaksinave AstraZeneca

BE ka paralajmëruar se do të rrisë eksportet e vaksinave Covid të prodhuara në bllok, pas një mosmarrëveshje me AstraZeneca rreth një ndërprerje të furnizimeve të planifikuara.

13:56
Disa shenja të një pamjeje të çrregullt që menjëherë i dallojmë te të tjerët, por i neglizhojmë te vetja

Detajet bëjnë gjithmonë diferencën, disa gjera të vogla në paraqitjen tonë mund të na ndihmojnë të dukemi më mirë ose më keq.

13:44
Pamjet/ Dyshohet se u përket autorëve të atentatit ndaj Marion Mitros, kjo është makina e djegur në Selenicë

Pas plagosjes së Marion Mitros, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”

13:40
“I ka mbetur pishman…”, djali flet për babain që vrau veten për çështje pronësie. Zbulon fjalët e fundit të 82-vjeçarit

Flogert Kodra, djali i Xhevat Kodrës që vrau veten në moshën 82-vjeçare për çështje pronësie ka folur në emisionin “Shqipëria Live” për vështirësitë që kaloi i ati, i cili i dha fund jetës pasi kaloi në depresion.

13:34
Reshjet e shumta rrisin nivelin e Shkumbinit (Fotot)

Reshjet e shiut të cilat po shoqërojnë vendin tonë 48 orët e fundit kanë sjellë prurje të shumta në lumin Shkumbin.

13:31
Sukth/ Dhjetëra banorë të izoluar, uji u përmbyt banesat

Shirat e rëna gjatë natës kanë krijuar probleme të mëdha në disa zona të vendit. Edhe në Durrës ka pasur përmbytje të shumta.

13:29
Situatë kritike në Mifol/ Banori që u përball me 3 përmbytje: S’i llogaris dëmet e këtij viti, në 2015-ën ishin 400 mln lekë

Situata në Mifol të Vlorës gjatë natës ka qenë e vështirë pasi niveli i Vjosës shkoi deri në 7.5 metra. 

13:23
Nis proces i trajnimeve për punonjësit e Policisë për procesin zgjedhor “25 prill 2021”

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ditën e sotme, është zhvilluar një takim online mbi fillimin e procesit të trajnimit për drejtuesit dhe punonjësit e Policisë që do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë që do të mbahen pas 3 muajsh.

13:21
Përmbyset kamioni i mallrave në Peqin Rrogozhinë

Një kamion mallrash është përmbysur në aksin Peqin Rrogozhinë.

13:21
“A më jep 2 mijë lekë”, biznesmeni shkodran flet për personin që dyshon se i shkatërroi makinën: Ja pse nuk e mora në punë

Biznesmeni nga Shkodra Nikolin Shqau ka folur për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel në lidhje me sulmin në makinë, pasi i thyen xhamat dhe aty i lanë një letër.

13:11
FOTO: Një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, takoi Lulzim Bashën në Tiranë

Kjo është një foto ku shihet se një nga ”mafiozët” e përmendur në përgjimet e Ndraghetës, ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e PD në Tiranë.

13:07
Shqipëria po plaket/ Në vitet 90 mosha mesatare ishte 27 vjeç, sot 37

Viti 2020 ka regjistruat një statistike negative për vendin tonë sa i përket numrit të lindjeve që ka qenë më i ulët.

12:59
Berat/ Dyshohet se është autori i disa vjedhjeve në qytet, arrestohet 19-vjeçari

Një 19 vjeç i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje, është arrestuar sot nga policia.

12:48
Shpërndante kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Durrës

Një 22 vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

12:47
Ish-anëtar i bandës së vrasësve me pagesë/ Atentat ndaj Marion Mitros në Vlorë, u shpëton plumbave me një plagë në këmbë

VLORË- Një ish i dënuar për porositjen e vrasjeve me tritol është qëlluar dhe plagosur sot në një atentat në qytetin e Vlorës. Shënjestra është Marion Mitro, i dënuar më parë si personi që porositi atentatin e dështuar me tritol ndaj ish prefektit të Vlorës, besnik dervishi.

12:40
FOTO/ Në mes të përmbytjes, banori në Durrës sfidon të ftohtin. Kalon “lumin” me pantallona të shkurtra

Reshjet e dendura të shiut duket se kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit, ku një zonë është ‘pushtuar’ nga uji.

12:40
Janet Yellen në krye të thesarit/ SHBA, senati konfirmon të parën grua në post

Senati amerikan ka votuar me shumicë për të konfirmuar Janet Yellen si gruan e parë që do të udhëheqë Departamentin e Thesarit.

12:34
Krujë/ 42-vjeçari vetëplagoset me armën e gjahut që mbante pa leje, jashtë rrezikut për jetën

Një 42-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu në fshatin Mallçuk të Krujës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:00.

12:33
Xi Jinping paralajmëron Biden/ Nëse vijon si Trump, rrezikon luftë të re të ftohtë

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka lëshuar një paralajmërim për Joe Biden duke thënë se ai rrezikon një luftë të re të ftohtë nëse do të vazhdojë me politikat proteksioniste të paraardhësit të tij, Donald Trump.

12:31
Vlorë/ Plagoset me armë zjarri një person. Çfarë gjeti policia në rrugë

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtëna me armë zjarri gjatë paradites së sotme në qytetin e Vlorës.

12:30
Butrint, viti i shpresës për parkun/ Vjet 30 mijë vizitorë më pak! Drejtuesit me sytë nga 2021

Parku Kombëtar i Butrintit u vizitua gjatë sezonit të vështirë të 2020 vetëm nga 30 mijë vizitorë.

12:30
Ndragheta/ Eurodeputeti i përgjuar nga antimafia mik i PD-së, Rama: Nuk mund të them që Basha ndihmonte mafiozët, përmendet dhe Presidenti Meta

Kryeministri Edi Rama duke folur rreth përgjimeve të antimafias italiane kundër Ndrghetës, ka thënë se eurodeputeti i përgjuar është mik i kreu të PD-së Lulzim Basha, por sipas tij nuk mund të thuhet kurrë që Basha ka ndihmuar mafiozët.

12:29
Durrës/ Dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në qytet, vihen nën hetim 3 adoleshentë

3 të mitur janë vënë nën hetim pasi dyshohen se kanë kryer 15 vjedhje në vende të ndryshme në qytetin e Durrësit.

12:24
Dëmet në shikim nga covid/ Okulistët: Kontrollohuni për keratitin viral që shkakton turbullim

Bota bashkëjeton prej 1 viti me Covid 19-tën, që u mendua, se prekte vetëm mushkëritë, por a e dini se mjeku që diagnostikoi pacientin 0, në Wuhan të Kinës, ishte mjek okulist, që do të thotë se virusin prek edhe sytë.

12:20
Vaksina anticovid/ Rama: Komunikojmë 7 herë në ditë me Pfizer

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përjavshme me gazetarët ka folur edhe rreth vaksinës antcovid.

12:19
Zemërim e dhunë në Holandë/ Nata e tretë e protestave kundër masave kufizuese

Protestuesit kanë sfiduar ndalim qarkullimin sërish në Holandë duke u përleshur me policinë pas një fundjave zemërimi.

12:17
Angelina Jolie më e thjeshtë se kurrë në supermarket me të birin (Foto)

Knox Jolie Pitt së bashku me nënën e tij doli për pazar të dielën dhe nga pamjet duket se ai ngjan shumë me të atin, Brad Pitt.

12:13
Përplasja me Astrazeneca-n/ BE do të ashpërsojë rregullat e eksportit për vaksinën

BE ka paralajmëruar se do të ashpërsojë rregullat e eksportit për vaksinat anticovid të prodhuara në bllok në mesin e një përplasjeje me AstraZeneca-n në lidhje me një reduktim në furnizimet e planifikuara.

12:11
“Unë po përdhunoj vajzën tënde”, deklarata i kushtoi rëndë 36-vjeçarit turk. Rrihet në vendin e punës nga turma e zemëruar

Një burrë, i cili u dëgjua duke thënë: “Unë po përdhunoj vajzën tënde tani”, është rrahur nga një turmë e zemëruar.

12:10
Dorëhiqet Giuseppe Conte/ Kryeministri italian në një lëvizje taktike

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, dha dorëheqjen të martën në një lëvizje taktike që ka si qëllim të maksimizojë shanset për udhëheqjen e një qeverie të re. 

12:08
Varianti i ri brazilian/ Konfirmohet rasti i parë në SHBA

Rasti i parë i variantit të koronavirusit, që është identifikuar së fundmi në Brazil, është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që rriten shqetësimet se variantet e reja përhapen më shpejt dhe pjesërisht mund t’Ju rezistojnë vaksinave.

12:08
Përgjimet e Ndraghetës/ Rama: Histori e tmerrshme raportesh komplet mëkatare më të vërtetën

Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi ka reaguar për herë të parë publikisht pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku në to përfshiheshin sipërmarrës, eurodeputetë por edhe politikanë shqiptarë që kanë lidhje me mafiozët e Ndrangehta.

12:03
Serbët po vaksinohen…/Por vaksina nuk vjen nga Evropa Perëndimore

Serbia është një nga të paktat vende të Ballkanit që ka nisur procesin e vaksinimit të popullatës dhe po e bën këtë me vaksina nga Pfizer e BioNTech, vaksinën kineze Sinopharm dhe atë ruse, Sputnik V.

11:56
Rama: Eksportet janë rritur si asnjëherë më parë! Kjo është rruga e vetme e drejtë…

Gjatë konferencës së përjavshme me ekonominë në fokus, kryeministri Edi Rama ka folur rreth zhvillimi në sektorin e Bujqësisë.

11:48
Përgjimet e Ndraghetës/ Reagon për herë të parë Rama: Provë e katandisë së opozitës, turp i pashembullt! Drejtësia italiane e ka thënë qartazi

Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi ka reaguar për herë të parë publikisht pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku në to përfshiheshin sipërmarrës, eurodeputetë por edhe politikanë shqiptarë që kanë lidhje me mafiozët e Ndrangehta.

11:43
Skandalet, varësia nga droga e marrëdhënia me babanë/ Një dokumentar për jetën e Britney Spears

Jetën e princeshës së muzikës pop Britney Spears do të mund ta shikoni në dokumentar tashmë.

11:42
Itali/ Shkoi katër herë pranë trupit të pajetë, zbulohen detaje për vrasjen e 17-vjeçares nga i dashuri xheloz

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 17-vjeçares Roberta Siragusa nga i dashuri i saj, i cili dyshohet se i mori jetën për shkaqe xhelozie.

11:29
Përmbytjet në vend/ Situatë kritike në Vlorë! Mbyllen 4 shkolla në Elbasan! Evakuohen 11 familje në Durrës

Situata në vendin tonë vijon të jetë me probleme për shkak të reshjeve të shumta të shiut të ditëve të fundit.

11:26
Cakolli: Më 14 shkurt duam që Thaçit e Veselit t’ua japim lajmin e fitores

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli thotë se fitorja e subjektit nga ai vjen ka rëndësi edhe emocionale.

11:24
Pasi i “rrëmbeu” fitoren Tiranës, Partizani bën pjesë të skuadrës futbollistin Ferhan Hasani

Klubi i Partizanit ka prezantuar mëngjesin e sotëm futbollistin e tyre më të ri, Ferhan Hasani.

11:24
Njëri shkeli ‘arrestin e shtëpisë’, tjetri ‘tapë’ në timon, arrestohen dy persona në Tropojë

Has-Tropojë- Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

11:16
Zhvillimet në Bujqësi, Ekonomi: Eksportet janë rritur me 145%, dërgojmë produkte në 75 vende të botës

Gjatë konferencës së përjavshme me ekonominë në fokus, kryeministri Edi Rama ka folur rreth zhvillimi në sektorin e Bujqësisë.

11:06
“O shpirt, kur do bëjmë se*s?!”/ Gazetarja zbulon çfarë i tha Fatos Nanos në sy të gruas

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur nga të gjithë si Paloma, ka rrëfyer sot në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake Up” disa prej rasteve të përplasjes me qytetarët apo politikanët gjatë karrierës së saj.

11:05
E trishtë/ Ndërron jetë aktorja koreano-jugore në moshën 26-vjeçare, mister arsyeja e vdekjes

Aktorja koreano-jugore, Song Yoo-jung ka humbur jetën në moshën 26-vjeçare.

11:05
Identifikohet autori i grabitjes së pikës së kredidhënies në Tiranë, policia: Vodhi edhe në një farmaci

Tiranë – Policia e Shtetit ka mundur të identifikojë, grabitësin e një filiali të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

10:56
Sulltaneshë e kohërave moderne, Oriola Marashi mahnit nga Turqia (Fotot)

Modelja Oriola Marashi ndodhet në Turqi së fundmi për shkak të disa angazhimeve të saj.

10:55
Tiranë/ Kapen me 800 gram kokainë, arrestohen dy të rinjtë tek “21 Dhjetori”

Tiranë – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

10:46
Reshjet e shiut në Lezhë/ Arrihet kuota maksimale në Lumin Droje, ja cilat akse rrugore kanë probleme

Lezha ishte një ndër qarqet më të prekura nga reshjet e shiut që përfshinë të gjithë territorin e Shqipërisë rreth dy javë më parë.

10:40
Rikthehen përmbytjet në vend/ Prezencë dherash në aksin e vjetër Fier-Ballsh

Reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar probleme të vogla në tokat bujqësore përgjatë shtratit të lumit Vjosë, në fshatrat Kashisht- Kafaraj- Cerven në Frrakull.

10:37
Bulqizë/ Rikthehen reshjet e dëborës, vështirësi në qarkullim

Në Bulqizë rikthehen reshjet e dëborës. Pas reshjeve të dendura të shiut në gjithë rrethin e Bulqizës ka nisur reshjet  e dëborës.

10:30
Elbasan/ Ish-pedagogu i infektuar me covid hidhet nga kati i 7-të i pallatit! Bie mbi tendën e fast-food-it, shpëton vetëm me një frakturë në krah

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Elbasan, ku një person është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.

10:28
Përmbytje në qarkun e Durrësit/ 11 familje të evakuuara

Dita ka nisur me reshje shiu, ndërsa qarku i Durrësit vijon të përballet me pasojat e përmbytjeve të një dite më parë.

10:23
Zhdukja e biznesmenit/ Mediat italiane: Mund të jetë grabitur dhe vrarë..

Detaje të reja kanë dalë në mediat italiane për zhdukjen e ish arbitrit Davide Pecorelli në Shqipëri.

10:16
Britani/ Priten masat shtrënguese: Kush vjen nga jashtë vendit duhet të qëndrojë 10 ditë në hotel. Shteti nuk paguan asgjë

Variantet e reja të koronavirusit kanë ngritur alarmin në Britaninë e Madhe, ku janë rritur ndjeshëm shifrat e të infektuarve.

10:05
Arrestohen 4 persona në Turqi/ Kontrabandim fosilesh të lashta të yjeve të detit

Ekipet turke kundër kontrabandës të hënën sekuestruan gjashtë fosile të yjeve të detit që datojnë 2 milionë vjet më parë në një pjesë perëndimore të Turqisë.

10:00
Popullsia e Meksikës tejkalon 126 milionë banorë

Popullsia në Meksikë tejkalon 126 milionë banorë.

09:56
Arrin në SHBA mutacioni i koronavirusit të zbuluar në Brazil

Njoftimi erdhi ndërsa Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër për zgjatjen e ndalimit të udhëtimit nga disa shtete.

09:55
Martesë në spital COVID/ Çifti kurorëzon dashurinë e tyre në prag të vdekjes (Video)

Një çift nga Britania e Madhe të infektuar me COVID-19 vendosën që të martoheshin në spital.

09:51
Situata në Elbasan/ Dëbora arrin në lartësinë 10 cm, mbyllen shkollat e katër fshatrave nga ujërat e përrenjve

Reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë rikthyer sërish në vendin tonë duke shkaktuar problematika të ndryshme.

09:42
Gripi i shpendëve/ Në Francë asgjësohen rreth 2 milionë rosa

Veç pandemisë së COVID-19, Franca po lufton edhe me epideminë e gripit të shpendëve ku në vend u asgjësuan rreth 2 milionë rosa për shkak të këtij gripit.

09:38
Indi/ Morën “mesazh” për t’i sakrifikuar, prindërit vrasin dy vajzat e tyre

Indi – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Andhra Pradesh, ku u vranë dy vajza nga prindërit e tyre.

09:35
Rusia ndihmon Meksikën me 24 milionë doza të vaksinës COVID

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador tha se Rusia do t’i dërgojë vendit të tij 24 milionë doza të vaksinës Sputnik V kundër COVID-19.

09:32
Rikthehet Gjykata Kushtetuese! Sot mbahet seanca e parë, për padinë e ngritur për dënimet në mungesë

Gjykata Kushtetuese nis zyrtarisht sot punën. Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën e saj të parë në orën 10:00, pas dy vitesh ndërprerje për shkak të “shkrirjes” së saj nga vettingu.

09:32
Greqia marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë

Greqia nënshkroi sot marrëveshje me vlerë disa miliardë eurosh me Francën për blerjen e 18 avionëve luftarakë Rafale të prodhuar nga Dassault.

09:27
Ministrja Kushi: Buxheti në rritje dhe konsolidimi i vazhdueshëm janë garanci për mbarëvajtjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizoi një takim me stafin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, ku u diskutuan projektet më të mira për Rininë.

09:26
Përmbytje edhe në Fier, nën ujë 36 hektar tokë

FIER- Në zonën e Fierit, Vjosa ka krijuar të njëjtën situatë si pak ditë më parë. Si pasoje e daljes nga shtrati, janë  përmbytur gjatë natës 36 ha tokë bujqësore në fshatin Çerven.

09:19
Emri/ I mori nga banka 60 mijë lekë viktimës të prekur nga covid, arrestohet infermierja 30 vjeçare

Tiranë – Një tjetër arrestim ka ardhur në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku trajtohen të prekurit me covid-19.

09:14
U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali  

Shkodër – Policia e Shkodrës, ka reaguar lidhur me arrestimin e Bledar Cafit, 41 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.

09:13
Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën/ Mbi 100 milionë të prekur

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë e COVID-19, numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 100 milionë.

09:06
Përmbytje gjatë natës në Vlorë, evakuohen 10 familje! Vjosa në nivel kritik

Situata në Mifol gjatë natës ka qenë e vështirë ku niveli i Vjosës shkoj deri në 7.50m.

09:04
Dritan Leli: Niveli i Vjosës mbërriti në nivele kritike, 7.5 metra në mesnatë

Reshjet e shiut kanë ‘pushtuar’ të gjithë territorin e vendit gjatë natës. Së fundmi i ftuar në emisionin Wake Up, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thënë se situata ka qenë e vështirë në qytetin bregdetar.

08:55
Cila vaksinë e Covid-19 është më efektive? Sqaron mjeku Alimehmeti

E gjithë bota tani është në fazën e procesit të vaksinimit anti-Covid. Duke qenë përpara një fakti të tillë tashmë, shtrohet pyetja, cila nga vaksinat është më efektive që mund të më mbrojë sa më shumë nga virusi?

08:53
Bileta fituese e lotarisë mbi 1 miliard dollarë u shit në Miçigan

Një person në Miçigan zotëron biletën fituese prej 1 miliard e 50 milion dollarëve, të quajtur Mega Millions, shuma e tretë më e madhe e fituar deri më sot një një lotari amerikane.

08:17
Sërish trazira në Holandë, të paktën 70 persona të arrestuar

Policia holandeze ka arrestuar të paktën 70 persona pasi trazirat e reja shpërthyen për natën e tretë me radhë gjatë një proteste kundër vendimit të qeverisë për të futur shtetrrethim për shkak të pandemisë COVID-19.

08:12
1 mijë e 466 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Prej marsit kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, nga ky virus u infektuan 58 mijë e 399 qytetarë.

08:11
Vaksina e AstraZeneca s’është mjaft efektive për personat mbi 65-vjeç?

Vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca nuk është tepër efektive për njerëzit mbi moshën 65-vjeç, raportuan sot gazetat gjermane Bild dhe Handelschblatt, duke cituar burime pranë koalicionit qeverisës të Gjermanisë.

08:09
Bora zbardhi gjithë Kosovën, vazhdojnë reshjet

Reshjet e borës që po vazhdojnë të bien kanë zbardhur çdo cep të Kosovës.

08:06
Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t’i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në luftën kundër pandemisë. Ministria gjermane e Shëndetësisë dëshiron ta nisë këtë.

07:41
Rindërtimi në Laç/ Rama poston videon: Falë mbështetjes së qeverisë turke po kryhet transplanti i zemrës së qytetit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video me pamjet e procesit të rindërtimit në qytetin e Laçit.

07:17
Parashikimi i motit/ Dita nis me reshje, por pasdite gjithçka ndryshon. Ulen ndjeshëm temperaturat

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Gjatë pasdites reshjet do të ndalen duke i lënë vendin motit të kthjellët dhe vranësirave.

06:51
Njihuni me 7 ushqimet që ndihmojnë në pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm.

06:32
Enjtja e duarve/ Faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Ka shumë raste kur përballeni me enjtjen e shpejtë të duarve, që ndikon jo vetëm në paraqitjen e jashtme por edhe në shëndet. Enjtja e duarve ndodh si pasojë e akumulimit të lëngjeve në inde.

06:06
Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre. Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.

05:30
Turqi, filloi vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 80-vjeçare kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se prej ditës së djeshme filloi vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 80-vjeçare kundër koronavirusit të ri COVID-19.

05:05
Rusia, notë proteste SHBA-së për postimet në mbështetje të protestave për Navalny-n

Rusia i dorëzoi notë proteste SHBA-së për shkak se Ambasada Amerikane në Moskë ka bërë postime në mbështetje të protestave që u zhvilluan në fundjavë për lirimin e opozitarit të arrestuar rus, Alexei Navalny.

04:58
SHBA/ Senati miraton me 84 vota pro Janet Yellen si Sekretare të Thesarit

Senati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar kandidaten e propozuar nga presidenti Biden, për postin e sekretares së thesarit. Më këtë miratim nga Senati, Janet Yellen u bë femra e parë në këtë pozicion.

04:24
Kerry: Me krenari rikthehemi në Marrëveshjen e Parisit

Udhëheqësit botërorë zhvilluan një diskutim përmes internetit në kuadër të Takimit të Përshtatjes me Klimën,organizuar nga Hollanda me shpresën për të zhvilluar zgjidhje praktike dhe për të diskutuar burimet financiare për trajtimin e ndryshimeve klimatike nga ky moment deri në vitin 2030.

03:59
Hetim në Departamentin e Drejtësisë nëse zyrtarë të tij u përpoqën të përmbysin rezultatet e zgjedhjeve

Inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po ndërmerr një hetim për të përcaktuar nëse ndonjë ish- zyrtar ose zyrtar aktual i këtij departamentit “është përfshirë në përpjekje të papërshtatshme” për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

03:30
BE nuk do të vendosë sanskione ndaj Rusisë nëse Navalny lirohet

Bashkimi Evropian nuk do të vendosë sanksione të reja ndaj individëve rusë, nëse Kremlini liron udhëheqësin pro-demokraci Alexei Navalny, thanë të hënën ministrat e jashtëm të BE-së, e cila do të dërgojë kryediplomatin e bllokut në Moskë javën e ardhshme.

03:03
Senati merr zyrtarisht akuzën ndaj ish-presidentit Trump

Senati i Shteteve të Bashkuara ka marrë zyrtarisht akuzën e ngritur kundër ish-Presidenti Donald Trump, i vetmi president në historinë e vendit ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza. Anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të emëruar nga Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi si prokurorë në gjyqin kundër ish-presidentit Trump, apo siç njihen: menaxherë për procesin gjyqësor, i dorëzuan akuzat të hënën në mbrëmje.