Krujë/ 42-vjeçari vetëplagoset me armën e gjahut që mbante pa leje, jashtë rrezikut për jetën

26/01/2021 12:34

Një 42-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë gjahu në fshatin Mallçuk të Krujës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 17:00.

Sipas policisë, shtetasi  me iniciale D.K. mbante armën e gjahun në banesë pa leje.ja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij. Policia raporton se 42-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2021, në orën 17:00, në fshatin Mallkuç, Krujë, në afërsi të banesës së tij, është vetëplagosur në këmbë, me armë gjahu (të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente), shtetasi D.K., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Moskallëzim krimi”

Top Channel