Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Kryeministri Edi Rama duke folur rreth përgjimeve të antimafias italiane kundër Ndrghetës, ka thënë se eurodeputeti i përgjuar është mik i kreu të PD-së Lulzim Basha, por sipas tij nuk mund të thuhet kurrë që Basha ka ndihmuar mafiozët.
Më pas Rama është ndalur edhe tek përmendja e presidentit Ilir Meta në këto përgjime duke shtuar se i njëjti qëndrim ekziston edhe për të. Rama ka thënë më tej se kjo është neveri pasi prokuroria italiane i ka mbyllur hetimet.
“Nëse Ilir Meta dhe këshilltari i tij që njihet si tregtar lajme të rreme Ilir Kulla përmenden me emër. Në Itali për ti bërë nënën Shqipërisë, janë aty unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. E po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkt me ata njerëz. Për derisa prokuroria thotë qartësisht ato që u lexova tre herë. Një deputet rezulton që është lidhja e tyre, ai dihet botërisht që është mik i Bashës dhe PD. Është lidhje me të djathtën, po pastaj. Ca duhet të them unë. Se them dot kurrë që Basha do ndihmonte mafiozët. E dua më shumë Shqipërinë. Edhe kur flas me kundërshtarët e mi.” ka thënë kryeministri Edi Rama.
Top Channel