Drama në familjen Kodra/ Drita Avdyli ofron zgjidhjen e rastit, i përgjigjet avokati Daci: Është i pavlefshëm!

26/01/2021 14:08

Një 82-vjeçar, i identifikuar si Xhevat Kodra i ka dhënë fund jetës pasi nuk arriti ti jepte zgjidhje problemit me pronën, një tokë bujqësore që e kishte përfituar në vitin 2002.

Kjo temë është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku pati edhe një përplasje mes avokatit Jordan Dacit dhe Drita Avdylit, ndërmjetësuese.

Avdyli u vetëofrua për ti dhënë zgjidhje situatës nëpërmjet ndërmjetësimit, por Daci e cilësoi si një rast të pavlefshëm.

Pjesë nga biseda

Drita Avdyli: Të gjitha i marr përsipër ti zgjidh unë nëpërmjet ndërmjetësimit. Një ndërmjetës nuk është jurist, por është trajnuar për të dhënë një zgjidhje.

Jordan Daci: Pse ti mendon që me trajnim mund të bësh ndërmjetësim?

Mendoni se mund ti jepni një zgjidhje?

Drita Avdyli: Patjetër. jo vetëm kaq,por kemi bërë dhe ndryshime në kod procedure, ku gjykata e prokuroria duhet të referojë cështjet në ndërmjetësim.

Daci e quan të pavlefshëm.

Drita Avdyli: Nuk e njoh dosjen dhe vetëofrohem si ndërmjetëse. Palët që i detyrohen shtetit mund të zgjidhet me një marrëveshje punësimi.

Jordan Daci: Kur shpallet e pavlefshme, nuk ke hapësirë për ndërmjetësim.

Gëzim Tushe: Unë mendoj që ne bëhemi përgjegjës për krimin. duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse shoqëria shqiptare është bërë neurotike. Një faktor siç është pandemia, i shton nuancat e neurotizmit, jemi më të gatshëm për të bërë sherre e grindje. Ne nuk duhet të shohim vetëm njëra anë dhe familja duhet të bërë psikoterapistja e parë. Asnjë rrethanë nuk mund të pranohet për vetëvrasjen dhe ne nuk mund të pranojmë se vrau veten për pronën.

Drita Avdyli: Do i hy këtij rasti për ta zgjidhur me ndërmjetësim se ndoshta është zbatuar gabim. ne duam të japim zgjidhje alternative.

Si do e zgjidhni, shteti i kërkon 22 milionë lekë të vjetra.

Drita Avdyli: Ne do ulim të dyja palët, njërën palë të familjes dhe prefekturën që të gjendet zgjidhje alternative. Nëpërmjet pyetjeve dhe kur kuptojmë se janë ulur gjakrat, ofrojmë zgjidhje.

Top Channel