Reshjet e shiut gjatë natës kanë krijuar probleme të vogla në tokat bujqësore përgjatë shtratit të lumit Vjosë, në fshatrat Kashisht- Kafaraj- Cerven në Frrakull.

Nivelet në lumenjtë Seman, Shkumbin dhe Vjosë janë brenda parametrave të shtratit. Kalueshmëria në akset rrugore nuk paraqet problem me përjashtim të aksit të vjetër Fier – Ballsh në ”Kthesat e Visokës” pasi ka një prezencë të lehtë të dherave në rrugë, në të cilat po punohet.

Për sa i përket argjinaturave, digave dhe rezervuarve ujor në Fier nuk raportohen probleme.

Informacion nga Qarku Fier:

Per sa i perket reshjeve te shiut eshte monitoruar gjate gjithe kohes renia e tyre, qe nga vendburimet dhe pergjate gjithe gjatesise se shtrirjes se lumenjeve. Gjatë nates ka patur reshje shiu me intesitet te ulet deri ne mesatar qe po vazhdojne te bien dhe aktualisht te cilat kane shkaktuar disa probleme te vogela ne tokat bujqesore pergjate shtratit te lumit Vjos, ne fshatrat Kashisht- Kafaraj- Cerven, Njesia Adm Frrakull. Situata e prurjeve ne lumej eshte; Nivelet ne lumin Seman jane brenda parametrave normal te shtratit tij. Nivelet ne lumin Shkumbim jane brenda parametrave te shtratit tij. Ne lumin Vjose nivelet jane brenda parametrave te shtratit te tij, konkretisht si me poshte. Ne uren e Permetit niveli ne oren 2.8m. Ne uren e Memaliaj qe eshte pika me referuese e lumit Vjose per zonen tone niveli eshte ne kuoten 3.5 m. Uren e Mifolit krahu i djathte ( Fier) niveli eshte 6.1m Kalueshmeria ne akset rrugore, nga informacionet e mare ne DV Policiese Fier dhe ARRSH , nuk paraqet problem me perjashtim te aksit te vjeter Fier – Ballsh ne Kthesat e Visokes ne vendin e quajtur “Karburanti i Bilalit” ku ka nje presence te lehte te dherave ne rruge. Po punohet per pastrim e tyre dhe per sigurimin e plot te kalueshmerise. Fiderat e OSHEES jane 100% ne pune, furnizimi me energji elektrike vazhdon pa nderprerje. Hidrovoret dhe elektropompat e tyre jane ne gadishmeri te plot pune. Linjat e nenstacioneve qe furnizojne me energji elektrike hidrovoret jane ne funksion te plot. Eshte ne funksion te plot rrjeti i furnizimit me energji elektrike dhe uji te pijshem per komunitetin. Te gjitha strukturat vendore, bashki dhe institucione pergjegjese jane ne gadishmeri te plot dhe ne ndjekje te vazhdueshme te situates. Persa i perket argjinaturave, digave dhe rezervuarve ujor ne rajonin tone nuk raportohen problem. Jemi duke munitoruar situaten ne vijimesi.

Top Channel