“Do ulem me opozitën”, Albin Kurti flet në shesh pas daljes së rezultateve paraprake: Kosovës sot i mungon Kuvendi, pakica nuk vjen në punë
08/06/2026 00:14
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, mbajti një fjalim në sheshin qendror të Prishtinës pas publikimit të rezultateve paraprake, sipas të cilave partia e tij ka marrë 43% të votave.
“Ajo që i mungon shtetit të Kosovës. Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi. Fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar sa më shpejt të shkojnë në punë”, ka thënë Kurti.
Ai megjithatë ka paralajmëruar se në javët në vazhdim do t’i kontaktojë, takojë dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike.
“Në javët në vijim,do të komunikojmë e do t’i takojmë, dhe do të bisedojmë me të gjitha subjektet politike”, ka thënë Kurti.
Top Channel