Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia për Botëror, ngelin të plagosur nëntë persona
Futbollisti danez Christian Eriksen është rrëzuar në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore të Danimarkës kundër Ukrainës, në një episod që ka shkaktuar shqetësim të madh në stadium dhe në botën e futbollit.
Sipas raportimeve, Eriksen ka vendosur dorën në gjoks përpara se të rrëzohej në tokë, ndërsa pamjet televizive janë larguar menjëherë nga situata në fushë.
Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa lojtarët e të dy ekipeve janë mbledhur rreth tij për të krijuar një rreth mbrojtës. Ndeshja është ndërprerë më pas.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Christian Eriksen has collapsed on the pitch during the Denmark vs. Ukraine game.
Prayers for Eriksen. 🙏
— GoalAlert HQ ⚽️ 🥅 (@GoalAlertHQ) June 7, 2026
Futbollisti danez ka qenë i vetëdijshëm dhe është transportuar me ambulancë për kontrolle mjekësore.
Ky episod rikthen në kujtesë ngjarjen e rëndë të vitit 2021, kur gjatë ndeshjes Danimarkë–Finlandë në Euro 2020, Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë dhe iu dha ndihma e parë me reanimacion kardiopulmonar (CPR) përpara se të dërgohej në spital.
Pas asaj ngjarjeje, atij iu vendos një defibrilator i implantuar në zemër dhe ai u rikthye në futboll profesional vetëm disa muaj më vonë.
Top Channel