Vlorë/ Plagoset me armë zjarri një person. Çfarë gjeti policia në rrugë

26/01/2021 12:31
Ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur nga të shtëna me armë zjarri gjatë paradites së sotme në qytetin e Vlorës.

I lënduari është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa policia ka gjetur të djegur automjetin tip, i cili dyshohet të jetë i autorit të ngjarjes.

Ndërkohë forcat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Vlorë/Informacion paraprak: Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. 

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel