FOTO/ Në mes të përmbytjes, banori në Durrës sfidon të ftohtin. Kalon “lumin” me pantallona të shkurtra

26/01/2021 12:40

Reshjet e dendura të shiut duket se kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit, ku një zonë është ‘pushtuar’ nga uji.

Një banor ka sfiduar të ftohtin, por e ka menduar si të vetmen zgjidhje për të dalë nga uji. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, ai ngre pantallonat e tij deri sipër gjurit për të kaluar zonën e përmbytur.

Teksa kamerat e filmonin, ai dha një buzëqeshje si për të thënë se “ia dola”. Ndërsa vihet re se uji ka përfshirë shtëpitë rrotull, por mbetet e paqartë nëse kanë pësuar dëme të tjera.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel