Tiranë – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë një nga të arrestuari është B. S.(Z)., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa i arrestuari i dytë është A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Njoftimi i policisë:
Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 800 gramë kokainë, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike.

Njëri nga të arrestuarit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike apo merren me shpërndarjen e tyre dhe të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Klienti”. Si rezultat u bë arrestimin në flagrancë i shtetasve:

•B. S.(Z)., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Dibër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

•A. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi B. S.(Z)., me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram.

Në vendin e quajtur “21 Dhjetori”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, u gjet një sasi me rreth 800 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku 1 aparat celular dhe një automjet që autorët e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel