Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë
Gjatë konferencës së përjavshme me ekonominë në fokus, kryeministri Edi Rama ka folur rreth zhvillimi në sektorin e Bujqësisë.
Në tryezë me Ramën ka qenë edhe Milva Ekonomi, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Frida Krifca, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Zonja Ekonmi ka thënë se prodhimet në bujqësi janë rritur me 20% ndërsa eksportet janë shtuar me 145%. Ajo ka shtuar se tashmë Shqipëria eksporton në 75 vende të BE dhe të botës.
Ekonomi: Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. 18-20% të GDB dhe angazhon 35% të fuqisë punëtore. Janë rritur prodhimet bujqësore me 20.2%. Eksportet janë rritur me 145%. Produktet shqiptare shkojnë në 75 vende në BE dhe të botës. Sektori i peshkimit është rritur në 61%. Eksportet në këtë sektor rekord me 100 mln euro. Këto rritje erdhën si rezultat i investimeve të qeverisë në bujqësi. Investimeve të zgjuara.
Top Channel