Detaje të reja kanë dalë në mediat italiane për zhdukjen e ish arbitrit Davide Pecorelli në Shqipëri.

Mësohet se orët në vijim do të jenë vendimtare për zbardhjen e asaj çfarë ka ndodhur me Pecorellin, pasi sot dhe nesër takimet mes policisë italiane dhe asaj shqiptare prioritet  të përcaktojnë rezultatin e AND-së së eshtrave të gjetura në makinën Skoda Fabia të marrë me qira nga 45-vjeçari.

La Nazione në artikullin e saj bën me dije se ekziston mundësia që ai të jetë grabitur dhe vrarë në zonën e Gjegjanit në Pukë.

Gazeta italiane shkruan se italiani mund të jetë grabitur dhe vrarë. Kjo për shkak të disa lëvizjeve të dyshimta në zonën e Gjegjanit.

Edhe prokuroria italiane ka nisur hetimet për vrasje. Një grup ekspertësh- të koordinuar nga Interpoli, do vijnë në Shqipëri për të vazhduar hetimin.

Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin. Ai po negocionte shitjen e disa pajisjeve për sallone bukurie, mes tyre edhe makineri të shtrenjta lazeri.

Top Channel