Elbasan/ Ish-pedagogu i infektuar me covid hidhet nga kati i 7-të i pallatit! Bie mbi tendën e fast-food-it, shpëton vetëm me një frakturë në krah

26/01/2021 10:30

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Elbasan, ku një person është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa personi që ka tentuar të kryej veprimin ekstrem është i moshës 65-vjeçare.

Top Channel mëson se 65-vjeçari është J.Oga, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka rënë mbi tendën e një fast food-i.

Nga rënia nga lartësia, personi në fjalë ka pësuar vetëm një frakturë në krah.

Sipas burimeve zyrtare, 65-vjeçari ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëvritej në kushte të rënda psikologjike. Mësohet gjithashtu se 65-vjeçari ka qenë ish pedagog.

Top Channel