Identifikohet autori i grabitjes së pikës së kredidhënies në Tiranë, policia: Vodhi edhe në një farmaci

26/01/2021 11:05

Tiranë – Policia e Shtetit ka mundur të identifikojë, grabitësin e një filiali të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

Sipas policisë është shpallur në kërkim K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky person dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021.

Gjithashtu ky shtetas ka rezultuar si autor i vjedhjes së një farmacie në bulevardin “Zhan D’ark” me datë 21.01.2021.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

Top Channel