Reshjet e shiut kanë ‘pushtuar’ të gjithë territorin e vendit gjatë natës. Së fundmi i ftuar në emisionin Wake Up, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka thënë se situata ka qenë e vështirë në qytetin bregdetar.

Niveli i Vjosës sipas tij ka shkuar deri në 7.50 m, ndërsa limiti është në 8 m. Shumë zona në Vlorë janë përmbytur duke krijuar probleme të shumta për qytetarët.

Top Channel