Rindërtimi në Laç/ Rama poston videon: Falë mbështetjes së qeverisë turke po kryhet transplanti i zemrës së qytetit

26/01/2021 07:41
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një video me pamjet e procesit të rindërtimit në qytetin e Laçit.

Sipas Ramës falë mbështetjes së qeverisë turke po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash.

‘Me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare’- shkruan Rama.

Postimi i plotë i Ramës:

Top Channel