Pasi i “rrëmbeu” fitoren Tiranës, Partizani bën pjesë të skuadrës futbollistin Ferhan Hasani

26/01/2021 11:24

Klubi i Partizanit ka prezantuar mëngjesin e sotëm futbollistin e tyre më të ri, Ferhan Hasani.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, në prani të drejtorit të përgjithshëm të Partizanit Olsi Rama dhe një pranie të jashtëzakonshme të mediave në konferencë, pranoi se ka pasur ofertë dhe nga klubi i Tiranës.

Megjithatë, në fund vendosi të firmoste për të kuqtë e kryeqytetit. Hasani ka nisur që sot stërvitjen me ekipin që drejtohet nga Ilir Daja por për aktivizimin e tij mesa duket duhet që tifozët të presin duke qenë se i duhet një periudhe kohore të arrijë ritmin e skuadrës.

Kjo ishte një tjetër fitore nga ana e Partizanit që pasi mundi Tiranën në Derbi pak ditë më parë këtë herë e mundi edhe në merkato duke i marrë futbollistin që ishte objektiv i presidentit Refik Halili.

Top Channel