Një 22 vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Shtetasi me iniciale E.C është arrestuar pas një kontrolli fizik pranë banesës së tij në Durrës. Policia ka sekuestruar 9 pakot e vogla me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Prokuroria e rrethit Gjyqësor Durrës  do të vijojë hetimin. Ndaj 22-vjeçarit rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 9 doza më lëndë narkotike kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E.C., 22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë patrullimit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” e kanë konstatuar këtë shtetas në afërsi të banesës së tij dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 9 porcione me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasit E. C., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Top Channel