Rama: Eksportet janë rritur si asnjëherë më parë! Kjo është rruga e vetme e drejtë…

26/01/2021 11:56

Gjatë konferencës së përjavshme me ekonominë në fokus, kryeministri Edi Rama ka folur rreth zhvillimi në sektorin e Bujqësisë.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka theksuar se qeveria e tij ka rrugën e duhur drejt zhvillimit. Ai ka thënë se eksportet në vendin tonë janë rritur si asnjëherë më parë.

Më tej Rama ka shtuar se sot ndryshe nga viti 2013, Shqipëria ka raport 1/3 për Eksport – Importet.

Rama: Nuk ka kohë as për pushim as për të ndryshuar rrugë. Kjo është rruga e drejtë faktet falsin. E vetmja formulë për ti bërë gjërat të ndryshojnë vijimësisht. Për të bërë ndryshimin të prekshëm është puna këmbëngulëse në rrugën e përcaktuar dhe të konfirmuar në rezultatet e deritanishme. Dua të përqendrohemi në një rezultat. Kur ne kemi nisur këtë rrugë, Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte 1 . Ndërsa sot është 3 me 1. Eksportojmë 1 dhe importojmë 3. Gjysma e asaj që importohej është zëvendësuar me atë që prodhohet në vend. Kemi rritje edhe në eksport si asnjë herë më parë. Toka e punuar toka që prodhon është dyfishuar me 7 vite më parë si rezultat i investimeve masive që  janë bërë. E fundit që kam , sot nëse shohim mbështetjen që qeveria garanton për ata që punojnë tokën. Është e shtrirë. Me dhënien e naftës falas. Mbështetja është e strukturuar.

Top Channel