Njëri shkeli ‘arrestin e shtëpisë’, tjetri ‘tapë’ në timon, arrestohen dy persona në Tropojë

26/01/2021 11:24
Foto ilustruese

Has-Tropojë- Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë janë vënë në pranga A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës dhe është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, duke lëvizur në qytetin e Krumës.

Ndërsa i arerstuari tjetër është H. A., 56 vjeç, banues në fshatin Mejdan, Tropojë.Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugën Bajram Curri – Qafë Morinë, duke drejtuar automjetin tip ’’Volkswagen’’, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip ’’Audi’’ me drejtues shtetasin S. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës dhe është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, duke lëvizur në qytetin e Krumës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 56 vjeç, banues në fshatin Mejdan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugën Bajram Curri – Qafë Morinë, duke drejtuar automjetin tip ’’Volksëagen’’, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip ’’Audi’’ me drejtues shtetasin S. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Top Channel