06:16
Barishtet e karrotave për zemrën, veshkat dhe kockat
Keni dëgjuar për barishtet e karrotave? Janë ato bishtat e gjatë që formojnë një mburojë të gjelbër mbi karrotë. Shumë prej konsumatorëve preferojnë t’i shkulin ato, me shpresën që karrota do të peshojë më pak. Por arsyeja është e gabuar. Barishtet duhen hequr nga karrota për t’i zgjatur jetën asaj, sepse këto barishte ndihmojnë në tharjen e parakohshme të karrotës. E megjithatë, barishtet nuk duhen hedhur tutje. Kur të blini karrota zgjidhni në ngjyrë të gjelbër të ndezur, sepse në këtë mënyrë shija e tyre do të jetë tepër e freskët.