Gjekmarkaj i ashpër në mbledhjen e Kryesisë: Pse zunë vend tezat e foltores? Si do ta bëjmë Kuvendin në 18 dhjetor kur…

11/12/2021 22:17
Analisti Agron Gjekmarkaj

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka shprehur rezerva ndaj lëvizjeve të kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa nuk ngurron që edhe vetë Kryesinë ta quajë ‘kryesi ëndrrash’.

Gjekmarkaj ka thënë se refuzon marrjen e vendimeve në një grup të vogël, që më pas i komunikohet pjesës tjetër, ndërsa shton se duhet pyetur vetja pse zunë vend tezat e foltores dhe pse u rrit ditë pas dite ajo lëvizje e Sali Berishës, që sipas tij, ditën e parë pati vetëm 30 mbështetës.

Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi endrrash. Ketu s’ka me debat jane të gjithe në anen e Kryetarit ! Çdo lider do ja kishte zile kesaj dite. Tani le te kthehemi tek problemi duam nje parti per vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , nje me te bashkuar nje PD të madhe apo ende një me te madhe per të ardhur nje dite ne pushtet!

Per kete duhet ende esksploruar cdo mundesi komunikimi dhe jo ndeshkimi, cdo mundesi per te shmangur kete drame ne te cilen eshte PD ! Une nuk di ne perfaqesojme ne shumicen apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me nje grup te vogel dhe ne na i lexoni ketu une e refuzoj kete logjike.

Por di qe demokratet sonde jane kokeulur sepse e shohin partine e tyre me të perçare se kurre! Ndeshkimi ështe i lehte por se di ne eshte i duhuri. Z Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne menyren e gabuar! Partite nuk jane si femijet ku qendrimi paternalist i Kryetarit e shpeton nga rruga e keqe.

Nje parti e merr vete pergjiqesine para historise, ne do te behet antiamerikane, antiperendimore, antikombetare, te veteshkaterrohet dhe nese e duan se ndal dot ! Kryetar ju keni eksperience politike te gjate shume me te gjate se une, ndaj duhet tentuar cdo rruge cdo interes personal qe kjo parti ti shpetoje goditjes!

Une kam mbajt qendrimet e mia e as pendohem per to, te njejtat do mbaja perseri dhe nese ska rruge tjeter dhe jemi te detyruar te shpetojme berthamen properendimore te kesaj partie hajde ta shpetojme te vetedijshem qe  po zvoglohemi. Duhet te pyesim veten pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje, Sali Berisha diten e pare pat 30 mbeshtetes!

Sot mijera sepse ai doli beri beteje ju e bete betejen ne vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhe, nuk dime cfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje kuvend ne pak dite per tju imponuar shoqërisë?” tha Gjekmarkaj në mbledhjen e Kryesisë.

Top Channel