“Ndjekje ligjore për falsifikimin e logos dhe vulës së PD”/ Basha: Në 18 dhjetor do lëmë pas mbeturinat e komunizmit!

11/12/2021 22:06

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngarkuar sekretarin ekzekutiv të partisë që të çuar para përgjegjësisë të gjithë ata që falsifikuan dhe shpërdoruan simbolet e PD-së.

Basha ka kujtuar edhe një herë se demokratët do të mblidhen në të vetmin Kuvend të vërtetë, atë të 18 dhjetorit ku do të diskutojnë dhe marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen e tyre.

Kryedemokrati e përmbylli fjalën e tij duke thënë se në 18 dhjetor PD do të lerë pas edhe mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit dhe do të shohë drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe shqiptar.

“Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për fallsfikimin dhe  shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike.

Sigurojmë cdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokratike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve.

Demokratët do të mblidhen në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë më datën 18 dhjetor, ku do te diskutojne dhe marrin vendimet të rëndësishme për të ardhmen e tyre, dhe jo për hallin personal të Sali Berishës.

Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së  shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton cdo demokrat dhe shqiptar”, tha Basha.

Top Channel