Basha lajmëron betejë ligjore/ Kallzim penal për falsifikim të simboleve të partisë, përjashtohet Edi Paloka

12/12/2021 01:21

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës do përfundojë në gjykatë. Pas Kuvendit që e shkarkoi kryedemokrati thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së partisë ku u vendos kallzim penal për falsifikim të simboleve të partisë.

“Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike”- tha Basha.

Lulzim Basha iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë Kuvendit të Berishës që e shkarkoi nga detyra duke propozuar të njëjtin vendim për 11 deputet rebel që i dolën kundër duke nisur nga kryetari i këshillit kombëtar Edi Paloka.

“Thirrjen e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar nesër, e diel, më 12 dhjetor 2021 ora 15:00, me këtë rend dite: Miratimin e propozimit të Kryesisë për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe nanëtarëve të Kryesisë për shkelje të rënda të Statutit të PD dhe vendimit të Kryesisë të datës 15 Nëntor”- vijoi Basha.

Lulzim Basha e bëri të qartë se nuk njeh dhe as nuk do pranojë asnjë vendim të kuvnedit të Berishës.

“Siguroj çdo demokrat se të gjitha institucionet e Partisë Demokraike, duke nisur nga Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Kryetari vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, në përmbushje të përgjegjësive dhe në shërbim demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të lërë pas pjesët e hidhura të së shkuarës së saj, bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe shqiptar.
Kryesia vendosi edhe shkarkimin e 11 kryetareve të degëve që refuzuan kuvendin e Lulzim Bashës.

Top Channel