Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Denis Meçes dhe Leonidha Guces 20 banesa që ndodhen pranë shtratit të lumit Vjosë në fshatin Ferras të Fierit janë përmbytur këtë mëngjes.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen e lumit nga shtrati, ndërsa në terren po punohet me eskavatorë, për të hapur kanalet kulluese. Banorët thonë se kjo është situatë e pazakontë, ndërkohë që në katër vitet e fundit nuk kanë pasur probleme.
Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj thotë se në pjesën tjetër të qytetin situata është nën kontroll, pasi po bie intensiteti i reshjeve të shiut.
Në Fier, ka dhe probleme me energjinë elektrike në disa fshatra. Raportohet se nënstacioni i Poçemit ka ndalur punën që nga ora 01:30 e mëngjesit. Rreth 3700 abonentë janë aktualisht pa drita, në Hekal , Fratar, Selitë, Kutë.
Top Channel