Droni i ri i Turqisë shkatërron bombat ajrore me shufrën e rrezes lazer (fotot)

11/12/2021 17:20

Turqia njofton së fundmi se ka krijuar një dron për eliminimin e bombave të pajisur me një “shufër” rreze lazeri që mund të shpojë çelikun e përforcuar.

Mjeti ajror do të nisë përdorimin nga ushtria pas përfundimit të testeve.

Droni i quajtur ‘Eren’ është dizenjuar të shkatërrojë bombat dhe municione të tjera duke u ngritur deri në 3,000 metra lartësi mbi nivelin e detit, njofton agjencia shtetërore turke Anadolu.

Mjeti mund tëneutralizojë mjetet eksplozive ka qenë nevoja për personel xheniernë terren tha zyrtari  lartë i policisë Aykut Eroglu.

Eroglu shtoi se në testime shifra e lazerit e Eren kishte shpuar pllakën e çelikut 3 mm të trashë nga një distancë prej 500 metrash. Ai deklaroi se kjo ndodhi brenda 10 sekondash teksa droni fluturonte 100 metra larg objektivit të tij.

Droni u krijua nga kompania shtetërore ushtarake TUBITAK, në bashkëpunim me grupin turk Asisguard. Ai ishte prezantuar në panairin ushtarak të Konya në tetor dhe do të merret në dorëzim nga ushtria pas kompletimit të testeve.

FOTO GALERI
1/3
Turqia njofton së fundmi se ka krijuar një dron për eliminimin e bombave të pajisur me një “shufër” rreze lazeri

Top Channel