Aktori amerikan ‘gay’ dënohet për denoncimin e rremë mbi ‘sulmin nga mbështetës të Donald Trump’ (fotot)

11/12/2021 21:02

Një gjykatë në SHBA ka shpallur të enjten fajtor aktorin afro-amerikan, homoskesual, Jussie Smollett për denoncimin e rremë se ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të bardhë që sipas tij kishin përdorur shprehje të mbështetësve të ish-presidentit Donald Trump.

Aktori i serialit “Empire” kishte thënë në polici se ishte sulmuar më 29 janar 2019 nga dy burra që e kishin ofenduar me sharje “racist e homofobike”, duke i thënë se “Ky është një vend MAGA!” që i referohet sloganit te ish-presidentit republikan.

Por pas shumë dëshmive kundër denoncimit prokurorët e gjykatësit vendosën se Smollet kishte inskenuar një krim urrejtjeje për të rritur rrogën e tij në rrjetin televiziv, duke paguar $3,500 dy vëllezër  me të cilët ishte miq, për të vënë në jetë mashtrimin.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e quajti sot denoncimin e rremë të Smollett “një krim urrejtjeje në drejtim të kundërt” pas dhënies së vendimit nga gjykata.

“Ky është në fakt një krim urrejtjeje, njëfarë krim urrejtjeje së prapthi. Ai nuk ka për t’ia hedhur me ketë,” tha Trump në një intervistë telefonike me Fox News.

“Nëse një republikan do të bënte diçka të tillë, do të dënohej me 25 vjet burg”, shtoi Trump.

“Ky ishte një mashtrim absolut nga një burrë që kërkonte të përfitonte simpati për të zgjatur kontratën e një seriali qesharak televiziv, kur gjërat nuk i ecnin mirë,” tha Trump me ironi.

Smollett kishte thënë në denoncimin e tij se dy sulmuesit që mbanin kapele “Make America Great Again” (MAGA) e kishin rrahur, i kishin lidhur një litar në qafë dhe e kishin spërkatur më ilaç rrobash.

Gjykata e Chicago shpalli Smollett për gjashtë shkelje duke përfshirë denoncim të rremë, pas dëshmisë së 13 dëshmitarëve.

FOTO GALERI
1/3
Trump e quajti sot denoncimin e rremë të Smollett “një krim urrejtjeje në drejtim të kundërt”

Top Channel