Ministri polak: Kulmi i valës së katërt ndryshe nga ato të mëparshmet

12/12/2021 03:13

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski njoftoi sot se, rënia aktuale e infeksioneve me Covid-19 tregon se vala e katërt e koronavirusit është krejt ndryshe nga valët e përjetuara më parë.

Adam Niedzielski tha në Twitter se, gjatë dy ditëve të fundit është regjistruar një rënie e infeksioneve nga java në javë me mbi 5 përqind, që do të thotë se mesatarja ditore e dy javëve të fundit prej mbi 23,000 infeksionesh të reja më në fund po ulej.

Niedzielski tha se, shifrat tregonin se kulmi i valës së katërt aktuale Covid-19 ndryshonte në mënyrë të qartë nga valët e mëparshme. Ministria e Shëndetësisë në Poloni raportoi dje 24,991 infeksione të reja me Covid-19, krahasuar me mesataren ditore të dy javëve të mëparshme prej 25,576.

FacebookViberWhatsAppMessengerEmailTwitter

Top Channel