Niveli i Vjosës arrin nivel kritik/ Disa familje në afërsi të lumit u larguan nga banesat

12/12/2021 01:59

Reshjet e shiut kanë rritur në nivele të rrezikshme lumin Vjosë.

Gjatë mbrëmjes lumi Vjosë ka shkuar në 7,2 metra niveli, në zonën e Novoselës.

Kjo cilësohet edhe si pikë kritike. Aktualisht 11 familje që kanë ndërtuar në afërsi të bregut të lumit janë larguar nga banesat. Situata është duke u mbajtur nën monitorim tha kreu i bashkisë Vlorë Dritan Leli.

Top Channel