Reshjet e shiut rrisin nivelin e lumit Vjosë/ Leli: Situata po monitorohet! Evakuohen 11 familje

11/12/2021 22:22

Ka shkuar në 7,2 metra niveli në lumin Vjosë në zonën e Novoselës, në atë që quhet pikë kritike për këtë zonë. Kjo situatë nuk ka ndryshuar gjatë orës së fundit.

Aktualisht janë 11 familje, të banesave kryesisht që kanë ndërtuar në afërsi të bregut të lumit të cilët tashmë janë larguar.

Situata është duke u mbajtur nën monitorim ndërkohë që kreu i bashkisë Vlorë, Dritan Leli ka konfirmuar se situata po vëzhgohet me kujdes.

Aktualisht jemi ne nivelin 7.2 metra një pikë kritike. Situata po monitorohet edhe në Shushicë, por edhe Gjirokastër e Tepelenë për shkak të prurjeve të lumit Vjosë në këto zona dhe nëse do të kemi apo jo rritje të nivelit”, tha Leli.

Po ashtu kryebashkiaku i Vlorës ka prekur edhe situatën në qytet, aktualisht e qetë ndërsa vëmendja mbetet në lumin Vjosë dhe se si do jetë në vijim.

Top Channel