Lokal për konsumin droge në kryeqytet/ Arrestohet pronari, i sekuestrohet pistoleta dhe armë të tjera të ftohta

12/12/2021 09:17

Një lokal ku konsumohej dhe shitej kokainë u identifikua nga polici në Tiranë, që më pas vuri në pranga pronarin e tij.

42-vjeçari me iniciale L.E. e kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për shitje dhe për përdorim të lëndëve  narkotike kokainë, njofton policia.

Gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës, atij i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë, një sasi lënde narkotike kokainë, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe dy armë të ftohta (thika).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel