Javës tjetër ndalen reshjet/ Por temperaturat do të qëndrojnë të ulëta

11/12/2021 19:02

Reshjet që po bien në të gjithë vendin zgjerojnë hartën e përmbytjeve veçanërisht në jug të vendit. Dëbora po shkakton probleme në akset rrugore në veri dhe juglindje. Java tjetër sjell mot të acartë të ftohtin siberian.

“Sot priten rrebeshe shiu, stuhi të forta ere. Stuhitë shkaktojnë në zonat bregdetare erë me shpejtësi deri 70km në orë, duke sjellë probleme në trafikun detar. Mbrëmë gjatë natës dhe sot gjatë gjithë ditës priten reshje të dendura dëbore, të cilat do të bien në të gjithë zonën malore, prekin edhe majën e Dajtit.

Ndërkohë pritet që dëbora të bjerë në gjithë shtrirjen lindore, ku shkon në zona të caktuara edhe 50 cm. Është zbardhur pra e gjithë verilindja dhe juglindja e vendit. Nesër do të kemi të pranishme reshje, por në sasi të pakta. Nga java tjetër nuk pritet të ketë reshje. Ajo që dua të theksoj është që javën tjetër presim temperatura të ulëta, kjo për shkak, se kemi futjen e masave të ftohta siberiane drejt Ballkanit. Dike bërë që termometri të zbresë ndjeshëm në orët e mëngjesit.

Ndërsa në zona të thella malore  të shkojë në -10 gradë celsius. Disa zona si Shkodra, Lezha temperaturat do zbresin në 0 gradë, ne vlerë 1-2 gradë edhe Tirana. Do të jetë mot i ftohtë e pa reshje, sidomos në ditët e para të javës që vjen. Kjo situata do të zgjasë deri në datën 19-20 dhjetor”.

Top Channel