I ati i refuzoi atësinë, vogëlushja përlot me dëshirën për të ëmën!

11/12/2021 19:40

Amila është një vajzë 14 vjeçare nga Tirana, e cila kishte një histori dhe një dëshirë mjaft prekëse.

Prindërit e Amilës ishin divorcuar teksa ajo ishte 2 muajshe, babai I saj nuk e pranoi kurrë atësinë dhe sot që ajo është 14 vjeç nuk ka pasur kontakte kurrë me të.

Sië shprehet dhe Amila e ka parë vetëm një herë nga larg por nuk e njeh. Për të nënë dhe baba është bërë pikërisht nëna e saj,të cilën ka vendosur të surprizojë sot. Mes lotësh e ëma ka treguar se nuk e ka penguar kurrë të takojë të atin, por kështu ka qenë dëshira e tij.

Ajo kërkon që të kalojë një ditë të lumtur dhe “Më Thuaj një Dëshirë” ka vendosur ti çojë në një qendër tregtare si dhe disa ditë pushime për të kaluar sa më shumë kohë bashkë.

Për më tepër ndiqni episodin e plotë:

Top Channel